Fotografitë flasin një mijë fjalë…

Konsumatorët po bëhen më të mençur në zakonet e tyre të ngrënies, pasi kuptojnë se ushqimi ka një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin dhe pamjen e tyre. Helios Catering dëshmon se mund të shkojë deri te përvojat ekstravagante, siç ishte edhe panairi më i madh bukurisë në kryeqytet, “Beauty Fair Albania”, ku u prezantuan 50 brande që nga produktet inovative, kremrat e ndryshëm për lëkurën, make up, linja e parfumeve si dhe çdo detaj tjetër përkujdesje.

Bota natyrore dhe stilistike e ushqimit me elementët e saj, precizitetin dhe gamën e ngjyrave, ka qenë një burim përjetësie frymëzimi.

Ka paralele të jashtëzakonshme mes ushqimit  dhe bukurisë, të dyja me të vërtetë i kushtojnë vëmendje kuptimit vizual, por është po aq e rëndësishme të kenë një cilësi të këndshme.

 

E bukura dhe ushqimi ndajnë të njëjtën kërkesë për risi dhe surprizë, ndaj Helios Catering synon krijimin e gjërave të mëdha për të mbërthyer audiencën dhe për të mbajtur traditat krijuese.

Ashtu si “Beauty” edhe ushqimi nxitet nga tendencat dhe sezonaliteti, si një shtyllë e krijimtarisë dhe kulturës, si tradicionale dhe moderne, bashkëveprimi i të cilave forcon dhe rrit lidhjen e tyre.

 

Ndoshta ndërlidhjet më intriguese në mes të dy botëve qëndrojnë në filozofinë e zgjerimit të shijes – si fjalë për fjalë ashtu edhe metaforike. Mjafton një dozë e shëndetshme e imagjinatës dhe shpresës, ëndrrave dhe kreativitetit, e mbi të gjitha dashuria për ushqim të mirë.

 

Tani që e kuptuat iu mbetet të zgjidhni Helios Catering.