5 vite DBS Group, Helios Catering mirëpriti plot shije 800 persona

  • helios
  • Pa Komente

Një nga mënyrat më të mira për t’u lidhur me njerëzit është përmes ushqimit. Të gjithë pëlqejnë të hanë dhe të përjetojnë shije të reja të kuzhinës.

Ne jo vetëm shërbyem, por u siguruam një përvojë të jashtëzakonshme punonjësve të DBS Group, të cilët kaluan një fundjavë bashkë me fëmijët e tyre në një festë të organizuar në ambientin e tyre të punës me rastin e 5-vjetorit të kompanisë.

Vite përvojë dhe përkushtimi na japin mundësinë të vlerësojmë me saktësi gjithçka, duke lënë të kënaqur rreth 800 persona, të cilët ishin të pranishëm në event.

Prania e aq shumë njerëzve ishte pjesa më e veçantë e pritjes. Bufeja e shtruar me shumëllojshmëri ushqimesh dhe shijesh, u dha mundësinë të vegjëlve dhe të rriturve të zgjidhnin çfarë dëshironin. Pasioni ynë është të krijojmë përvojën e përsosur për ata që na zgjedhin.

Ne do të donim gjithashtu të falenderonim kompaninë dhe të gjithë të pranishmit. Bashkëpunimi ishte një kënaqësi!