Helios Gastronomi është sipërmarrja e parë e kateringut shqiptar që ofron shërbime profesionale në artin e gatimit. Prej 19 vitesh ju kemi shërbyer në festa, dasma, ditëlindje, evente dhe përurime, duke i shndërruar ato në kujtime të paharrueshme.
Falë besimit tuaj, ne jemi rritur! Tashmë prezantohemi me disa shërbime në fushën e Gastronomisë, Helios Catering, Helios Venue, Helios Bar & Restaurant, Helios Pastiçeri, Helios Delivery dhe Helios Take Away. Themeluesit e kompanisë zotërojnë një eksperiencë të gjatë në industrinë e ushqimit dhe të mikpritjes. Eksperienca dhe profesionalizmi i tyre ndjehet në çdo detaj të procesit të punës dhe shërbimit që ofrojnë.