Me një atmosferë të “casual elegance”, kuzhinë të jashtëzakonshme dhe shërbimi të vëmendshëm, Helios Restorant do t’ju kënaqë në drekë ose darkë.

Helios është një restorant me gjallëri, i cili ndodhet vetëm disa minuta larg qendrës së Tiranës. Ndikuar nga ushqimi dhe kulturat e menysë Europiane, Helios Restorant, do t’ju mundësojë një udhëtim përmes shijeve të kuzhinës bashkëkohore mesdhetare. Shefi i Helios Restorant është një ekspert i pjatave karakteristike mesdhetare të kombinuara me shije dhe receta shqiptare.

Produktet

Produktet e freskëta të zgjedhura me kujdes janë baza e kuzhinës sonë. Helios Restorant kombinon klasiken me bashkëkohoren për t’ju servirur pjata të veçanta në shije dhe të guximshme në prezantim.

Helios Family

Rrethuar nga gjelbërimi, Helios Family është oazi që keni kërkuar gjithmonë. Ambient i përshtatshëm për një pasdite argëtuese me familjen apo miqte tuaj. Kënd lojrash për fëmijët, ku ata mund të luajnë teksa ju shijoni një aperitiv, një kafe apo diçka për të ngrënë. Shijoni momente të bukura, stafi i Helios Family do t’ju shërbejë me shumë kënaqësi.

Menuja e Restorantit Helios është mjaft e larmishme dhe mund të plotësojë të gjitha shijet! Klikoni për ta parë atë!