Katering Industrial

Ushqim i shëndetshëm, sezonal, i freskët dhe frymëzues i shërbyer çdo ditë

Në Helios Catering ne e kuptojmë se sa e rëndësishme është që një ekip të jetë produktiv dhe për këtë arsye ne sigurohemi që të kujdesemi për çdo nevojë të tyre…

Misioni ynë është të ofrojmë shërbim kateringu i cili është i përshtatshëm, kreativ dhe me çmim të leverdisshëm, duke ofruar vakte të shëndetshme dhe të ekuilibruara, por të larmishme për t’i shijuar bashkarisht i gjithë stafi në vendin e punës.

Stafi ynë kreativ ndjek studimin e tendencave të ndryshme të dietave ushqimore dhe përfitimet e tyre, dhe hartojnë me dashuri përzgjedhjet e menusë për t’iu përshtatur çdo kërkese, që nga smoothie-t e freskëta, kupa me miks frutash, perime në formë spirale dhe couscous me lulelakër, deri te pjatat e ngrohta të tilla si gatime me mish viçi dhe me mish qengji.

Ne përdorim produktet më të mira të sezonit që janë plot vlera ushqyese për performancën e punës tuaj gjatë gjithë ditës.

I gjithë ushqimi përgatitet në kuzhinën tonë, i freskët, i përditshëm, dhe shërbehet në kushte optimale. Helios Catering ofron një shërbim jashtëzakonisht personal dhe fleksibël dhe kujdeset për gjithçka rreth nevojave individuale të klientit dhe stafit të tyre. Sipas buxhetin tuaj dhe kërkesave individuale ne ofrojmë zgjidhje të përkryera për stafin tuaj.

Rezervo Tani!