Nëse dëshironi të organizoni një event ndryshe me detaje speciale, atëherë tek Helios Gastronomi keni gjetur njerëzit dhe vendin e duhur për ta realizuar atë.
Vendi, idetë dhe menaxhimi i kombinuar për të siguruar një event mbresëlënës që mrekullon mysafirët tuaj.
Vendi ynë ka fleksibilitet për të mirëpritur gjithçka nga festat e vogla deri tek ato të mëdha për 250 persona me hapësirë të mjaftueshme dhe ambient të veçantë për të organizuar kokteilin e mirëseardhjes. Gjithashtu në zonën e jashtme do të gjeni hapësirën e dedikuar parkingut, i cili është pa pagesë shtesë.