Eventet janë shumë të bukura kur të ftuarit shijojnë edhe një ushqim të mirë! Shpesh-herë dilema më e madhe është çfarë kateringu të marrim për të lënë një përshtypje të mirë. Zgjidhjen tuaj e kemi ne, emri është Helios Catering. Ata kanë një eksperiencë 15 vjeçare në fushën e kateringut, duke ofruar një shumëllojshmëri zgjedhjesh në menu, të kombinuara me shërbim unik dhe vëmendje ndaj detajeve!
Helios Catering i shton shijen dhe bukurinë e eventit tuaj duke sjellë tek ju servisin, kateringun, stafin dhe idetë për të gjithë temën e eventit si për evente biznesi/korporatash, ditelindje/babyshower, dasëm etj. Pavarësisht madhësisë së eventit tuaj, ata kanë kapacitet madje edhe deri 1500 persona!