Është dita juaj e veçantë dhe Helios Catering do të bëjë gjithçka të nevojshme për t’ju siguruar që ju dhe mysafirët tuaj të gëzoni një martesë madhështore.

Dita që thoni “Po, pranoj ” është një nga momentet më të veçanta në gjithë jetën tuaj. Nusja dhe dhëndri përqëndrohen në gjetjen e veshjes së përkryer, por po aq e përkryer duhet të jetë salla, dekori dhe mbi të gjitha ushqimi dhe servirja e tij.

Ditë të tilla janë të veçanta plot me lumturi dhe gëzim, prandaj i duam. Me Helios Catering, dita e dasmës fillon me takimin e parë. Çdo martesë është e ndryshme, ndaj paraprakisht bisedojnë për ditën tuaj të madhe, për qasjen dhe për çdo kërkesë të veçantë që mund të keni.

Kënaqësia e klientit është gjithmonë prioritet i lartë dhe fokusi i Helios Catering bazohet në cilësinë e shërbimit të ofruar, trajtimi me mirësjellje dhe respekt i të pranishmëve nga stafi i kujdesshëm dhe i trajnuar. Ata e marrim seriozisht rolin e tyre, duke u përgatitur mirë dhe u siguruar që menuja të kënaqë të ftuarit tuaj. Ofrojnë një përzgjedhje të gjerë të opsioneve të menusë dhe do t’ju ndihmojnë të zgjidhni shijet më të mira për ditën tuaj të veçantë. Gjithashtu mund të përshtasin opsionet e menusë temës dhe vizionit tuaj.

Një vëmendje të veçantë i kushtohet shtrimit të bufesë që nga ngjyrat, pjatat, tabakatë dhe elementë të tjerë të dekorit për paraqitje të këndshme për syrin dhe një stil shërbimi modern. Ceremonitë martesore të bëra në tarracën e bashkisë së Tiranës dhe kudo janë të pranishëm e vërtetojnë këtë.

I krijoni vetes mundësinë të lehtësoheni nga presioni i ushqimit për ditën tuaj të veçantë dhe të bëni qejf e të argëtoheni me të dashurit tuaj.

Përgjegjësia juaj në ditën e dasmës është të kënaqeni, të relaksoheni dhe ta mbani mend atë si të veçantë. Përgjegjësia e Helios Catering është ta bëjë këtë.

Helios Catering ofron më të mirën në cilësi, shërbim dhe vlerë. Nëse qëllimi juaj është të argëtoheni dhe të kaloni mbrëmjen tuaj, duke shijuar shoqërinë e miqve tuaj dhe të dashurve mjafton t’i kontaktoni!

 

http://www.tiranapost.al/eshte-dita-juaj-e-vecante-dhe-helios-catering-do-te-beje-gjithcka-qe-ju-dhe-mysafiret-te-gezoni-nje-martese-madheshtore/