Jo vetëm qershori është muaji i fëmijëve. Edhe shtatori, si muaji kur nis shkolla u dedikohet pikërisht të vegjëlve dhe dëshirave të tyre.

Jo të gjithë fëmijët kanë mundësi të shkollohen, të argëtohen me shokët e tyre, të luajnë apo të ushqehen ashtu siç duhet. Në Shqipëri sidomos në Tiranë ka shumë fëmijë, që për fat të keq nuk kanë një strehë të ngrohtë, prezencën dhe ngrohtësinë e prindërit.

Për disa prej tyre mendoi dikush tjetër. Një nga bizneset më të vlerësuar të ushqimit katering në Tiranë, shtroi një drekë në ambientet e Qendrës Multidisiplinare të Fëmijëve në Nevojë, për t’ju dhuruar qoftë edhe për një ditë një vakt të ngrohtë dhe argëtim.

“Helios Catering” është një nga bizneset më të vlerësuara në kryeqytet me standard të lartë të gatimit, duke përdorur vetëm produkte të freskëta. Këtë herë ata u organizuan, që këtë fillim shkollor të ishin pranë fëmijëve. Në bashkëpunim me Qendrën Multidisiplinare të Fëmijëve, “Helios Catering” qoftë edhe për pak orë u dha buzëqeshje dhe shumë dashuri fëmijëve.

Mjafton vetëm pak për t’u dhuruar buzëqeshje fëmijëve në nevojë. Zbuloni çfarë ndodhi pak ditë më parë në Tiranë