Tempulli i Shijes!

Nga tempulli i shijes rrezaton një vlerë e shtuar për të gjitha eventet tuaja. Kateringu është udhëtimi ynë për një cilësi të pakrahasueshme. Detaji është rëndësia e ekzistencës sonë. Si dielli ndriçojmë eventet tuaja për  një dekadë e gjysëm! Eksperienca e Katering ka vetëm një garanci, Helios Gastronomi.

Helios Gastronomi

Helios Catering

Helios Venue

Helios Pastiçeri

Më shumë

Po planifikoni eventin tuaj?

Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar në planifikimin e eventit tuaj dhe për t’jua bërë atë më të lehtë!

Pika jonë e fortë janë kombinimi i menusë për të kënaqur të gjitha shijet dhe arredimi elegant i tavolinës së kateringut. Kujdesemi për çdo detaj, që t’ju mundësojmë të shijoni festën tuaj. Ruajmë standard të lartë të gatimit duke përdorur vetëm produkte të freskëta.

Helios Catering ju vjen në ndihmë jo vetëm me ushqimin, por sjell tek ju të gjithë setup-in e nevojshëm. Ju mund të jeni të sigurt se asnjë event nuk është shumë i madh apo i ndërlikuar për ekipin tonë në Helios Catering.

 

Falë jush, numërojmë:

Evente

Vite Eksperiencë

Kuzhinë me Kapacitet për të gjitha përmasat e Eventeve Tuaja

Helios Gastronomi, i kushton vëmendje të veçantë eventit tuaj, pavarësisht përmasave të tij. Ekperienca jonë ka treguar që mund të ofrojmë cilësi, shije, elegancë, detaj, përkushtim edhe për evente me mbi 1000 persona. Kuzhina jonë me sipërfaqe mbi 400 m2, përvoja e Chefit tonë dhe stafi profesionist, bëjnë të mundur që t’ju ofrojmë një shërbim mbresëlënës dhe një menu të shijshme kudo që të ndodhet festa juaj.