Catering-u tashmë është një zgjedhje e popullarizuar për eventet, ku përfshihet ushqimi, pijet dhe shërbimi.

 

Shijet janë bërë më të sofistikuara, më të larmishme…Por, ushqimi nuk është e vetmja pjesë e pritjes së kujdesshme. Shërbimi është gjithashtu i rëndësishëm. Pavarësisht se sa i mirë është ushqimi, nëse shërbimi nuk është në nivelin e duhur, ai mund të prishë gjithë eventin tuaj. Stafi i pritshëm dhe profesionist janë thelbësor për një event të suksesshëm.

Ne jemi me të vërtetë të përkushtuar për shërbimin më të mirë në çdo tip organizimi. Shumëllojshmëria e shijeve, ngjyrave dhe stilit të shërbimit impresionon gjithmonë klientët.

Vëmendja e personalizuar dhe dëshirat e klientëve janë çelësi dhe ne duam t’i bëjmë realitet ëndrrat e tyre. Ne dëshirojmë t’i impresionojmë klientët tanë dhe të ftuarit e tyre me një shfaqje të shkëlqyer të aftësive të kuzhinës, mikpritjes dhe dekorit, por mbi të gjitha duam që ata të ndjehen të qetë, si dhe të kënaqur me cilësinë e ushqimit.

Klientët tanë dhe të ftuarit e tyre janë përparësia jonë, ndaj jemi edhe zgjedhja numër 1.