Helios Catering

Kateringu i freskët vjen pranë ambientit tuaj. Gatime speciale për t’iu përshtatur dekorit. Darkë biznesi, një festë ditëlindjeje, apo një gala elegante, stafi ynë është i angazhuar për t’ju ofruar një shërbim mbresëlënës dhe një menu të shijshme kudo që të ndodhet festa juaj.

Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar në planifikimin e eventit tuaj dhe për t’jua bërë atë më të lehtë

Pika jonë e fortë janë kombinimi i menusë për të kënaqur të gjitha shijet dhe arredimi elegant i tavolinës së kateringut. Kujdesemi për çdo detaj, që t’ju mundësojmë të shijoni festën tuaj. Ruajmë standard të lartë të gatimit duke përdorur vetëm produkte të freskëta.

Helios Catering është një kompani lider shqiptare për eventet dhe shërbim kateringu të kontraktuar që ofron gjithnjë ushqim të klasit të parë. Ne dimë se si të argëtohemi me ushqimin, me punën “casual”, dhe ne duam të sjellim festën tek ju. Ne kujdesemi për çdo rast, nga drekat e biznesit të korporatave deri në festat gazmore të krishtlindjeve, argëtimin e klientit si dhe festat e fejesave dhe dasmave, apo festimet e përvjetoreve.

Në Helios Catering, ne pajtohemi me gralin e shenjtë të gastronomisë: SSS-ja e trefishtë (‘seasonal’, ‘sustainable’, ‘sourced locally). Ajo është ‘sezonale’, ‘e qëndrueshme’ dhe ‘me burim lokal’. Duke i shtuar kreativitet përbërësve të freskët, ne krijojmë menu të personalizuara që përshtaten me eventin tuaj në mënyrë të përkryer. Shijoni kombinime pjatash të shijshme, fotogjenike, të servirura mjeshtërisht në enë porcelani etj.

Po organizoni eventin tuaj?

Helios Catering ju vjen në ndihmë jo vetëm me ushqimin!

Helios sjell tek ju të gjithë setup-in e nevojshëm. Ju mund të jeni të sigurt se asnjë event nuk është shumë i madh apo i ndërlikuar për ekipin tonë të Helios Catering.