Helios Gastronomi – Tempulli i shijes

Helios Gastronomi është sipërmarrja e parë shqiptare që ofron shërbime profesionale në artin e gatimit. Prej 10 vitesh ju kemi shërbyer në festa, dasma, ditëlindje, evente dhe përurime, duke i shndërruar ato në kujtime të paharrueshme.

Falë besimit tuaj, ne jemi rritur! Tashmë prezantohemi me disa shërbime në fushën e Gastronomisë, Helios Restorant, Helios Catering, Helios Pastiçeri dhe Helios Delivery.

Themeluesit e kompanisë zotërojnë një eksperiencë të gjatë në industrinë e ushqimit dhe të mikpritjes. Eksperienca dhe profesionalizmi i tyre ndjehet në çdo detaj të procesit të punës dhe shërbimit që ofrojmë.

Shërbimi

Ne kujdesemi që gatimet tona t’i shijoni kudo, të freskëta dhe me cilësi të përkryer, sepse në fund, kur çdo gjë është thënë dhe bërë, është ushqimi dhe shërbimi që ju mbani mend!

Helios Gastronomi… Tempulli i Shijes!

Misioni

Misioni ynë është, çdo ngjarje të zakonshme ta shndërrojmë në një përjetim të jashtëzakonshëm Gastronomik. Ne nuk bëjmë kompromis me cilësinë dhe për këtë garanton emri ynë. Shëndetin tuaj ne e kemi për zemër, prandaj kujdesemi vazhdimisht që të përdorim vetëm prodhime vendore, të kontrolluara, të kultivuara pa konservues dhe në harmoni me natyrën.

Ne kujdesemi që gatimet tona t’i shijoni kudo, të freskëta dhe me cilësi të përkryer, sepse në fund, kur çdo gjë është thënë dhe bërë, është ushqimi dhe shërbimi që ju mbani mend!

Katalogu Helios

Na kontaktoni për të diskutuar mbi eventin tuaj nëpërmjet telefonit ose na shkruani nëpërmjet fomrëms së kontaktit. Një specialist eventesh është në dispozicionin tuaj dhe do t’ju asistojë në çdo detaj.

Klikoni këtu për të parë katalogun e shërbimeve Helios Gastronomi

Drejtuesit e Helios Gastronomi

Anxhela Koka

Menaxhere e Përgjithshme