Me një atmosferë të “casual elegance”, kuzhinë të jashtëzakonshme dhe shërbimi të vëmendshëm, Helios Restorant do t’ju kënaqë në drekë ose darkë.

Helios është një restorant me gjallëri, i cili ndodhet vetëm disa minuta larg qendrës së Tiranës. Ndikuar nga ushqimi dhe kulturat e menysë Europiane, Helios Restorant, do t’ju mundësojë një udhëtim përmes shijeve të kuzhinës bashkëkohore mesdhetare. Shefi i Helios Restorant është një ekspert i pjatave karakteristike mesdhetare të kombinuara me shije dhe receta shqiptare.

Produktet

Produktet e freskëta të zgjedhura me kujdes janë baza e kuzhinës sonë. Helios Restorant kombinon klasiken me bashkëkohoren për t’ju servirur pjata të veçanta në shije dhe të guximshme në prezantim.

Helios Garden

Rrethuar nga gjelbërimi. Ndriçuar nga qirinjtë për një atmosferë magjike. Helios garden është oazi që keni kërkuar gjithmonë.Ambient i përshtatshëm për një aperitiv në çift, për një pasdite argëtuese me miqtë dhe vendi i duhur për të shijuar kokteile në çdo kohë.Nëse keni ardhur për një gotë verë, një kokteil, një kafe apo diçka për të ngrënë, ne tek Helios Garden do t’ju shërbejmë me shumë kënaqësi.

Menuja e Restorantit Helios është mjaft e larmishme dhe mund të plotësojë të gjitha shijet! Klikoni per ta pare ate!