Nëse po kërkoni një vend ku mund të organizoni ditëlindjen e vogëlushëve tuaj? Kërkimi juaj mbaron këtu! Ja çfarë ne ofrojmë për festat e fëmijëve, ditëlindje, party tematike apo baby shower!

Venue ideal

Tek Helios Gastronomi do të gjeni atë që keni nevojë ushqimin e përshtatur me shijet e fëmijëve, set-up-in e duhur dhe vendin ideal. Ne jo vetëm ju vijmë kudo ku jeni ju me shërbime kateringu, por edhe iu mirëpresim të festoni në mjediset tona. Salla jonë e eventeve është një ambient me hapësira të bollshme për të bërë festën e fëmijëve tuaj sa më të bukur dhe sa më të gëzueshme.

Lodra për fëmijë

Një atmosferë e ngrohtë shijesh dhe festive dhe mundësia për të krijuar një kënd lojrash për fëmijët brenda sallës ku fëmijët mund të luajnë dhe të vëzhgohen lehtësisht nga prindërit.

Ushqim plot shije

Argëtim dhe ushqime të veçanta të përgatitura jo vetëm për fëmijët por edhe për të ftuarit tuaj. Sipas preferencave dhe shjeve të fëmijëve ne hartojmë ‘menu kids’ speciale me produkte të freskëta dhe të shëndetshme si të kripura ashtu edhe të ëmbla. Disa nga artikujt që ne ofrojmë janë finger food, sandwiche, mini-pizza, kanape, French fries, kroketa, miks frutash dhe në veçanti ju mund të porositni ëmbëlsira speciale si macaroons, biskota, cupcakes, muffins dhe tarta të freskëta si dhe torta ditëlindjesh të zbukuruara me karakteret e preferuara të fëmijëve pranë pastiçerisë tonë.

Dekor kreativ

Dekor të personalizuar dhe plot ngjyra. Nëse mendoni për festa tematike, ata janë gjithmonë më të bukura dhe i japin identitet festës e shumë të tjera për ta bërë festën e fëmijëve tuaj sa më të veçantë.

 

 

 

 

Animatorë dhe aktivitete

Është bukur që fëmijët të argëtohen së bashku me muzikë dhe aktivitete të tjera, me animatorë dhe klounë që pikturojnë portretet e tyre dhe krijojnë lojra të ndryshme me tollumbace.

Ne jemi këtu për të bërë çdo event tuaj të jashtëzakonshëm.

Na kontaktoni në (+355)684074605 ose në adresat e-mail: sales@heliosgastronomi.cominfo@heliosgastronomi.com