BABY SHOWER HELIOS GASTRONOMI

Nëse është fëmija juaj i parë ose i katërti, në momentin që ju e mësoni se jeni në pritje të ëmbël është diçka tejet emocionuese. Dita e shumëpritur vjen shumë shpejt dhe mënyra më e mirë për ta festuar mirëseardhjen e bebushit tuaj bashkë me miqtë është një Baby Shower.

Ne po ju japim disa këshilla për të organizuar Baby Shower-in tuaj.

 

Tematika e Baby Shower

Ju prindër mund të përzgjidhni vetë temën e organizmit të Baby Shower. Mund të jetë zbavitëse tematika për të zbuluar gjininë e bebes duke përdorur si dekor tullumbace apo aksesorë me ngjyrë pink për vajzat dhe blu për djemtë.

Nëse festa juaj përkon me festat e shënuara si Krishtlindjet ose Pashkët ose Halloween-i, edhe dekorimet festive mund të jenë në lidhje me temën e këtyre festave.

Ftesat

Mikeshat dhe të afërmit tuaj që ju kanë qëndruar gjithmonë pranë nuk mund të mungojnë në një festë të tillë. Mes të ftuarve mundohuni të përfshini edhe nëna me fëmijë në mënyrë që gjatë festës të merrni edhe disa këshilla  sidomos kur bëheni nëna për herë të parë. Pasi të keni bërë listën e të ftuarve do ta keni më të lehtë të zgjidhni ambientin e festës.

Ushqimi

Pjesa më e parapëlqyer e kësaj feste nga të ftuarit është edhe ushqimi. Nuk ka dyshim që ushqimi është i lidhur me kujtimet tona, veçanërisht në ditë të veçanta.

Helios gastronomi kujdeset për organizimin e festës Baby Shower me të gjithë set-up-in dhe detajet e duhura.  Ju do të gjeni gjithçka që ju nevojitet rreth kësaj feste tematike  që nga salla me dekorin e personalizuar, playground ku fëmijët mund të argëtohen me njëri-tjetrin, lojra të ndryshme, menu kids catering me variacione të të kripurave dhe të të ëmblave, si snacks, sandwiches, mini-pizza, french fries, biskota, muffins & cupcakes, dhe atmosferë të ngrohtë dhe festive ku ju mund të argëtoheni me të ftuarit dhe të shijoni hapjen e dhuratave të para të bebushit tuaj.

Nuk mund të mungojë torta e përshtatshme për gjininë e fëmijës, e cila mund të dekorohet me këpucë, arush, ose karaktere nga Disney Land që mund t’i porosisni të freskëta pranë pastiçërisë tonë.

Aktivitetet

Blini një bllok shënimesh dhe kërkoni nga të ftuarit për të shënuar disa këshilla për nënën e ardhshme, pasi këto këshilla mund të jenë vërtet me vlerë kur fëmija të vijë në jetë. Ose urime origjinale, poezi apo thënie të ndryshme për fëmijët.

Në një shportë vendosni disa copa letrash me numra nga 1-18.  Të ftuarit zgjedhin me short një nga numrat dhe shkruajnë një letër për fëmijën që do të hapet në atë ditëlindje që përkon me numrin e letrës.

Me një kamera bëni një video gazmore duke intervistuar familjarët dhe miqtë për prindërit e ardhshëm dhe pyesni ata se kujt do ti ngjajë fëmija apo mesazhe të ndryshme për fëmijën që do të mbeten kujtime të bukura.

Dhuratat

Ka ide të ndryshme në lidhje me dhuratat e bebes si psh: të ftuarit mund të sjellin çorape të mbushura me karamele dhe çokollata, kavanoza me biskota, lule, pako me bebelina, veshje, aksesorë, lodra dhe gjithçka tjetër që mund t’i nevojitet fëmijës gjatë rritjes. Një dhuratë e përshtatshme mund të ishte edhe çanta e ndërrimit të bebes. Një dhuratë tradicionale mund të ishte edhe libri i bebes, i cili do të ruante brenda tij shumë kujtime për fëmijën.

Në fund koha e tortës dhe hapja e dhuratave.

Festa e përkryer e Baby Shower nis këtu, që nga ftesat, set-up-i, dekori dhe gjithçka ju nevojitet. Ne ju mirëpresim!