Helios Catering i shton shijen dhe bukurinë e eventit tuaj

  • helios
  • No Comments

Eventet janë shumë të bukura kur të ftuarit shijojnë edhe një ushqim të mirë! Shpesh-herë dilema më e madhe është çfarë kateringu të marrim për të lënë një përshtypje të mirë. Zgjidhjen tuaj e kemi ne, emri është Helios Catering. Ata kanë një eksperiencë 15 vjeçare në fushën e kateringut, duke ofruar një shumëllojshmëri zgjedhjesh në menu, të kombinuara me shërbim unik dhe vëmendje ndaj detajeve!

Helios Catering i shton shijen dhe bukurinë e eventit tuaj duke sjellë tek ju servisin, kateringun, stafin dhe idetë për të gjithë temën e eventit si për evente biznesi/korporatash, ditelindje/babyshower, dasëm etj. Pavarësisht madhësisë së eventit tuaj, ata kanë kapacitet madje edhe deri 1500 persona!

Po ju prezantojmë shumë shkurt llojet e eventeve që Helios Catering mbulon.

Katering për Korporata

Organizimi i një kateringu për biznese apo korporatën tuaj nuk është një shaka. Është koha ta çoni kateringun e eventit tuaj në një nivel tjetër dhe të surprizoni të gjithë të ftuarit tuaj duke lënë një përshtypje mahnitëse! Helios Catering ofron një staf profesional, ushqim cilësor dhe të zgjedhur! Ata të sjellin të gjithë set-up e nevojshëm për një bufe finger food unike!

Ditëlindjet dhe Babyshower

Fëmijët janë ata që na dhurojnë lumturinë e jetës sonë, ndaj ne gjithmonë duam t’i gëzojmë sidomos kur bëhet fjalë për ditëlindjet e tyre. Është momenti më i mirë për të parë buzqeshjet e tyre të shkëlqejnë, por mbi të gjitha dhe ju vetë ta shijoni atë ditë të bekuar! Ndaj nëna të dashura, mos u stresoni me përgatitjet, pijet e derdhura apo servirjen e ushqimit në kohë, me Helios Catering ju merrni ushqimin e preferuar për fëmijët, madje edhe një menu unike për të ftuarit tuaj.

Helios ka edhe një sallë eventesh ku mund të organizohet çdo gjë perfekt! Ju duhet vetëm të gëzoni ditëlindjen apo edhe mikpritjen e pjesëtarit më të ri për familjen tuaj rrethuar nga njerëzit që doni duke organizuar një Babyshower.

Katering për Dasëm

Zgjedhja e kateringut të duhur të dasmës është një nga vendimet më të rëndësishme që mund të bëni për ditën tuaj të madhe. Ju duhet ta dini që suksesi nuk është aksident! Përvec kujdesit që Helios Gastronomi garanton për ushqime të freskëta dhe ushqim cilësor, ata ju ofrojnë edhe sallën e eventeve. Në ditën e dasmës tuaj ata kujdesen që vendi i eventit të jetë ekluzivisht për ju duke menduar për menaxhimin dhe sigurinë që cdo gjë do të ndodhë në momentin e planifikuar!