Rreth Nesh

Helios Gastronomi është sipërmarrja e parë shqiptare që ofron shërbime profesionale në artin e gatimit. Prej 15 vitesh ju kemi shërbyer në festa, dasma, ditëlindje, evente dhe përurime, duke i shndërruar ato në kujtime të paharrueshme. Falë besimit tuaj, ne jemi rritur! Tashmë prezantohemi me disa shërbime në fushën e Gastronomisë, Helios Restorant, Helios Catering, Helios Venue, Helios Pastiçeri,  Helios Delivery dhe Helios Take Away. Themeluesit e kompanisë zotërojnë një eksperiencë të gjatë në industrinë e ushqimit dhe të mikpritjes. Eksperienca dhe profesionalizmi i tyre ndjehet në çdo detaj të procesit të punës dhe shërbimit që ofrojmë.

Shërbimi

Ne kujdesemi që gatimet tona t’i shijoni kudo, të freskëta dhe me cilësi të përkryer, sepse në fund, kur çdo gjë është thënë dhe bërë, është ushqimi dhe shërbimi që ju mbani mend!

Misioni

Misioni ynë është, çdo ngjarje të zakonshme ta shndërrojmë në një përjetim të jashtëzakonshëm Gastronomik. Ne nuk bëjmë kompromis me cilësinë dhe për këtë garanton emri ynë. Shëndetin tuaj ne e kemi përzemër, prandaj kujdesemi vazhdimisht që të përdorim vetëm prodhime vendase, të kontrolluara, të kultivuara pa konservues dhe në harmoni me natyrën.

Përsosmëria është një virtyt, jo të gjithë e kërkojnë.
Të kërkosh të paarritshmen është një vlerë, jo të gjithë e zotërojnë. 

Të zotërosh të bukurën, jo të gjithë guxojnë. 

Të jesh gjithmonëpërkpiktë, jo të gjithë e arrijnë. 

Nga tempulli i shijes rrezaton një vlerë e shtuar për të gjitha eventet tuaja.
Kateringu është udhëtimi ynë për një cilësi të pakrahasueshme.
Detaji është rëndësia e ekzistencës sonë.
Si dielli ndriçojmë eventet tuaj për një dekadë e gjysëm!
Eksperienca e Katering ka vetëm një garanci, Helios Gastronomi.

Na kontaktoni për të diskutuar mbi eventin tuaj nëpërmjet telefonit ose na shkruani nëpërmjet formës së kontaktit. Një specialist eventesh është në dispozicionin tuaj dhe do t’ju asistojë në çdo detaj.

Përse Ne?

Cilësi

Eksperiencë

Përsosmëri

Larmishmëri në Menu

Kompozim në Shije

Përpikmëri

Shërbim Profesional

Fleksibilitet

Dëshmi

Dasmën time ia besova Helios Catering. Menuja ishte perfekte dhe shërbimi maksimal. Ju falenderoj!

R. Golemi

Më këshilluan të merrja shërbimet e Helios Catering për ditëlindje dhe e pranoj që ishte zgjedhja më e mirë për mua. Çdo gjë e kuruar deri në detaj.

D. Koka

Mikeshat e mia më surprizuan me një “Baby shower” party tek salla eventeve e Helios. Ambjenti, dekori, ushqimet e larmishme e shtuan dhe më tepër lumturinë e pritjes së vajzës sime.

I.Bilbili